Kekë me qershi dhe çokollatë

Përbërësit: 4 vezë, 10 lugë të gjellës sheqer, 10 lugë të gjellës vaj, 10 lugë të gjellës qumësht, 13 lugë të gjellës miell, 1 pecivë, 1 sheqer vanile, çokollatë kuzhine, qershija (sa të doni).

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine, shtojmë të gjithë përbërësit përveç çokollatës dhe qershijave. I tundim mirë me tel kuzhine dhe pasi të formohet një masë homogjene hedhim edhe 100gr çokollatë kuzhine të coptuar në kubëza.

Më pas masën e përziejmë mirë dhe e hedhim në tepsi për pjekje. Mbi masën e formuar vendosim qershija dhe më pas e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 150 gradë C për 20 minuta.

Pasi ëmbëlsira të piqet, e lëmë të ftohet dhe është gati për tu shërbyer. Sipër mund ta dekoroni me sheqer pluhur sipas dëshirës, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Ariana. Ju bëftë mirë!