Pide me kaçkavall dhe sugjuk

Përbërësit: 600gr miell, 250ml ujë të vakët, një pako farë buke, 4 lugë kos, 4 lugë vaj ulliri, një lugë të mesme sheqer, një lugë të supës kripë.

Përgatitja: Fillimisht e përgatisim brumi me përbërësit e cekur më lartë, më pas e lëmë të pushojë rreth 1 orë. Pasi të ketë pushuar brumi e ndanë në aq pjesë sa dëshironi (kuleqë) dhe më pas nga secili formoni nga një pide si në foto, i hedhim në mes djathë të bluar (kaçkavall) dhe i japim formën petës si në foto (i bëjmë rrathë anash).

Sipër i hedhim sugjuk dhe i qesim pak oregano të pizave, i lyejmë sipër me një të verdhë të vezës dhe pak qumësht, pra e përziejmë vezën me qumësht dhe i lyejm sipër. I pjekim në 200 gradë C për 15 minuta. Sipas dëshirës ndonjë pide mund ta bëni vetëm me djathë të bluar (kaçkavall). Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Defrime. Ju bëfshin mirë!