Revani me portokall

Përbërësit: 4 vezë, 1 gotë të ujit kos, 1 gotë të ujit vaj, 1 gotë të ujit grizë, 1 gotë të ujit miell, një pecivë, një sheqer vanile, 1 portokall (lëngun e portokallit dhe lëvoren e grirë në rende).

Për sherbetin: 2 gota sheqer, 2 gota ujë.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë vezët dhe sheqerin, i përziejmë me mikser deri sa të treten më pas shtojmë vajin, kosin dhe përsëri i përziejmë me mikser.

Pasi ti kemi përzier pak ua shtojmë dhe grizën, miellin, sheqer vanilen, pecivën i përziejmë përsëri dhe më pas shtojmë lëngun e portokallit dhe lëvore e grirë në rende.

Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi të lyer me margarinë dhe e fusim në furrë të nxehtë në 200 gradë C. E pjekni sa të jetë e mjaftueshme (shikojeni vazhdimisht me një rrëmojce se a është pjekur mjaftueshëm).

Krejt në fund kur revanija të piqet, e lëmë pak sa të bëhet e vakët (jo shumë e nxehtë) ia hedhim sherbetin e vakët dhe e mbulojmë sipër deri sa ta pijë të tërin. Sipër mund ta dekoroni sipas dëshirës me kokos ose fruta të thata. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Shade. Ju bëftë mirë!