Revani me sherbet qumështi

Përbërësit: 10 vezë, 10 lugë sheqer, 6 lugë grizë, 4 lugë miell.

Për sherbetin: 500ml qumësht, 10 lugë sheqer, një sheqer vanilje.

Përgatitja: Fillimisht ndajmë të verdhat e vezës nga të bardhat, ndërsa të bardhat i përzijmë mirë me mikser derisa të bëhet shkumë e fortë. Pastaj shtojmë sheqerin duke e përzierë vazhdimisht, ngadalsojmë shpejtësin e mikserit dhe më pas shtojmë të verdhat e vezës një nga një duke i përzierë.

Përziejmë miellin dhe grizën dhe i shtojmë tek masa me vezët, përziejmë me tel dore që mos të mbeten kokërrza nga mielli. Enën e thellë (tepsin për pjekje) me diameter 30cm e lyejmë me vaj dhe e përmillim. Qesim masën në të dhe e fusim në furrë të parangrohur në 200 gradë C për 10 minuta pastaj ulim temperaturën në 175 gradë edhe për 20 min.

Në ndërkohë ziejmë qumështin me sheqerin, dhe posa të pjeket ëmbëlsira shtojmë sherbetin e nxehtë ngadalë me një lugë të madhe derisa revania ta pijë tërë sasin e sherbetit. Revaninë e lëmë të ftohet mirë dhe e servojmë sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!