Tortë e shpejtë me arra dhe keksa të bluar

Shtresa e parë: 1 litër qumësht, 2 pudinga me çokollatë, 3 lugë niseshte, 1 pako keksa të bluar (300 gram )disa pako janë edhe 400 gram, 3 lugë kakao, arra, 1 pako rrush i thatë, sheqer sipas dëshirës.

Shtresa e dytë: 1 litër qumësht, 2 pudinga me shije vanile, 3 lugë niseshte, 2 pako kokos, 1 pako keksa të bluar (300 gram), sheqer sipas dëshirës.

Shtresa e tretë: 500ml qumësht, 1 puding me çokollatë, 1 çokollatë kuzhine, 3 lugë kakao.

Përgatitja: Tretim pudingat dhe niseshten me pak ujë dhe hedhim sheqer sipas dëshirës, pasi masa të jetë gati e hedhim në qumësht dhe e përziejmë deri sa të trashet pudinga në temperaturë të ulët.

Pasi pudinga të jetë gati shtojmë përbërësit e cekur për shtresën e parë, e përziejmë masën dhe e hedhim në tepsi (tepsija duhet të jetë si në foto) dhe më pas e vendosim për ftohje.

Njejtë veprohet edhe me shtresat tjera, ziejmë pudingat në këtë mënyrë dhe më pas i hedhim përbërësit e tjerë në pudinga si në shtresën e parë ashtu edhe në shtresën e dytë dhe të tretë. Më pas e largojmë shtresën e parë nga ftohja dhe shtojmë sipër shtresën e dytë më pas të tretën në fund.

Pasi ëmbëlsira të jetë gati e largojmë nga tepsija si në foto dhe e dekorojmë sipër me copëza çokollate dhe copëza sheqeri. Receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga Dafina. Ju bëftë mirë!