​Si ta kuptoni nëse do të lindni djalë apo vajzë?

Jeni shtatzëne dhe ende nuk keni mundur ta identifikoni gjininë e bebes që pritni. Lexoni 10 mënyra për të mësuar nëse e keni djalë apo vajzë.

1. Shkëlqimi i lëkurës

A ju “shkëlqen” lëkura gjatë shtatzënisë? Nëse po, tradita thotë se e gjithë kjo ndodhë falë një bebeje djalë që jeni duke pritur. Vajzat janë të prira për t’i bërë nënat e tyre të mos duken bukur, duke i shkaktuar asaj lëkurë jo të mirë, dhe flokë të dobët.

2. Forma e barkut

Nëse e keni barkun e gjerë, disa thonë se një vajzë e vogël është në rrugë. Nëse ndodhë e kundërta, pra keni barkun e ngushtë, është djalë.

3. Sodë buke

Testi më i mirë për të mësuar që ju jeni shtatzëne! Vendos disa lugë sodë buke në një gotë dhe shtoni urinën tuaj. Nëse nuk reagon është vajzë, nëse shkumon është djalë.

4. Gjendja shpirtërore

Të gjitha hormonet lidhen për të shkaktuar kërdinë! Nëse ju keni këtë gjendje në shtatzëni, mund të jetë vajzë. Nëse jeni e relaksuar por e ngathët, mund të jetë djalë.

5. Shtimi i peshës

Është e pritshme të shtoni peshë, por kur shtoni më shumë mund të përcaktojë edhe gjininë. Nëse ju shtoni peshë në ijë dhe kofshë, pritet të jetë vajzë. Shtimi i madh i peshës në të gjithë trupin nënkupton të jetë djalë.

6. Koha Mayane

The Mayan paracakton gjininë e fëmijës tuaj duke treguar moshën e nënës në kohën kur ka mbetur shtatzënë, dhe kohën kur do ta lindë beben. Nëse të dyja janë në një nivel apo më tepër, është vajzë. Nëse janë ndryshe të dyja, bëhet fjalë për djalë.

7. Mundimet e mëngjesit

Nëse ju jeni duke vuajtur shumë dhe ndjeni mundime në mëngjes teorikisht bebja juaj është vajzë. Nëse ndiheni lehtë dhe pa mundime, është djalë.

8. Dëshirat

Nëse gjatë shtatzënisë vëreni që më tepër preferoni gjërat e ëmbla bëhet fjalë për vajzë. Nëse më tepër keni dëshirë të konsumoni gjëra të njelmëta, dhe ushqime të pasura me proteina, prisni djalë.

9. Venat në sytë tuaj

Ngrini poshtë qepallat e syve dhe shikoni dy venat e kuqe më të vërejtura rreth orës pesë dhe shtatë. Ato do të jenë në anën e majtë për djalë, në anën e djathë për vajzë.

10. Të rrahurat e zemrës

Nëse të rrahurat e zemrës së bebes janë 140 për minutë, një vajzë e vogël është në ardhje. Nëse të rrahurat e zemrës janë nën 140, thuhet të jetë djalë. /pergatit.com