A e dini pse nuk mund ta gudulisim vetën?

Provoni të gudulisni vetën, vështirë se mund të ndjeni diçka.

Kjo ndodhë sepse, gudulisja vepron kur iu prekë dikush kur se prisni, duke ju zënë në befasi dhe pa ditur se si do të ndjeheni.

Kur e gudulisni vetën, truri i dërgon sinjal trupit, se kjo është diçka e vullnetshme. Mirëpo, sipas një hulumtimi të botuar në zhurnalin ‘Vetëdija dhe Njohuritë’, njerëzit që kanë ‘tendenca skizofrenike’ mund të gudulisin vetën.

Kjo kategori e njerëzve, me sjellje të çrregullta, ka aftësi të ndjejë kënaqësi, nga eksperienca të ndryshme sociale. Hulumtuesit nga Universiteti Lille, kanë gjetur se këta njerëz mund të vet-gudulisen, por edhe nga të tjerët.

Në eksperimentet e bëra është gjetur, se reagimet kanë qenë të njëjta si kur janë gudulisur vetë, si nga dikush tjetër.