Akullore me nutella

Përbërësit për rreth 700gr akullore:

450ml qumësht të plotë (me 3.5% yndyrë), 200ml krem pana për ëmbëlsira, 350gr nutella, 70gr sheqer, 50gr mjaltë, një lugë plotë nisheste misri ose patatesh.

Përgatitja:

Ndajmë në dy enë të bardhat e vezëve, pra rreth 75gr në njëren dhe 75gr në tjetrën. Në njëren enë shtojmë gjysmën e sheqerit pluhur dhe e rrahim përbërjen shumë mirë me ndihmën e një mikseri elektrik, derisa masa të rezultojë plotësisht kompakte dhe të mos bjerë nga ena.

Vendosim një tenxhere në zjarrë në të cilën shtojmë qumështin, nishesten, sheqerin dhe nutellen duke i përzierë mirë. Sapo të arrijmë pikën e vlimit dhe përbërja të trashet paksa, fikim zjarrin dhe e lëmë në temperaturë ambienti. Shtojmë në fund edhe mjaltin duke e përzierë mirë dhe e lëmë të gjithë masën të ftohet përpara se ta fusim në akull.

Në një tas të madh rrahim me ndihmën e një mikseri elektrik krem panën për ëmbëlsira, dhe kur kjo të jetë plotësisht e qëndrueshme ia shtojmë përbërjes së mësipërme tashmë të ftohur duke e përzierë me kujdesë nga poshtë lartë në mënyrë që përbërja të mos humbas volumin. E vendosim akulloren në akull( frizë) derisa të ngrijë plotësisht për 6-8 orë.

Ju bëftë mirë!