Arsyet përse ju dhemb thembra vazhdimisht kur shkelni

Shkaku më i zakonshëm i kësaj dhimbjeje në gjuhën shkencore quhet plantar fasciitis.

Është inflamacioni i ligamentit që lidh kockën e thembrës. Dhimbja mund të jetë më e mprehtë kur zgjoheni në mëngjes dhe ushtroni presion në këmbë. Artriti, fizkultura e tepruar dhe këpucët jo të përshtatshme, gjithashtu mund të shkaktojnë dhimbje në thembër, ashtu si edhe tendoniti.

Shkaqet më të rralla janë deformimi i kockës (dalja e kockës si shtizë në fund të thembrës), një infeksion i kockës, tumor apo thyerje. Dhimbja e thembrave të këmbëve është një problem i zakonshëm që mund të bëhet pengesë për aktivitete tuaja normale. Dhimbja mund të ndihet më shumë në pjesën e poshtme të thembrës, në pjesën e pasme të saj ose në harkun e këmbës.

Kjo lloj dhimbjeje vjen gradualisht, shkaqet e dhimbjeve të thembrave janë të ndryshme që nuk lidhen vetëm me problemet shëndetsore, por edhe me faktorë të tjerë si kontakti me sipërfaqet e forta. Ata që vuajnë nga dhimbja e thembrave janë të vetëdijshëm për intensitetin e dhimbjes që ato shkaktojnë.

Megjithatë, ndodh rrallë që dhimbja e thembrave të jetë një kërcënim shëndetësor. Për dhimbje të lehta dhe të durueshme të thembrës, mund të përgatisni kura natyrale në shtëpi. Një trajtim efektiv është edhe përdorimi i uthullës së mollës për këtë probleme shëndetësor. Duke qenë se uthulla e mollës ka në përbërjen e saj antioksidantë, ata punojnë shumë mirë në menaxhimin e dhimbjeve.

Përbërësit: 1 ½ gotë ujë, ¼ filxhan uthull.

Përgatitja: Shtoni ujin dhe uthullën e mollës në një tenxhere të vogël dhe vendoseni në zjarr. Lëreni për disa minuta derisa përzierja të ngrohet, më pas merrni një leckë të thatë dhe zhyteni në të. Shtrydheni lëngun e tepërt dhe vendoseni atë në zonën e thembrëns ku ndjeni dhimbje.

Mbështilleni shputën e këmbës me një peshqirë të thatë në mënyrë që të qëndrojë ngrohtë, lëreni përreth 15 deri në 20 minuta. Përsëriteni atë 2 deri 3 herë në ditë për rezultate më të efektshme.