Ballokume, recetë e vjetër shqiptare

Përbërësit:

1kg miell misri, 500gr gjalpë i freskët, 8 kokrra vezë, pak finjë zjarri, 500gr sheqer.

Përgatitja:

Të gjitha asortimentet përzgjidhen në kushte natyrale. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe të dyja rrihen gjatë nga një lugë druri. Më pas hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon.

Pastaj e ka radhën hedhja e miellit të misrit. Mielli i misrit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drurit. Në masën e formuar hidhet pak finjë zjarri. Rrahja duhet të bëhet me dorë. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret me lugë druri dhe vendoset në topa në tepsi dhe futet në furrë. Piqet dhe shërbehet në formën e kulaçeve. Ju bëftë mirë!