Bibë e mbushur me oriz

Përbërësit:

1 bibë e re,1\4 kg oriz, 3 qepë, 2 lugë gjalpë,1 tubë majdanoz, 2 vezë, kripë, piper.

Përgatitja:

Biba lahet, fshihet dhe kriposet brenda dhe jashtë. Orizi pastrohet, lahet dhe zihet 10 minuta në ujë të njelmët. Në një lugë gjalpë, fërgohen qepët e prera imët. Pasi të marrin ngjyrë të verdhë, shtohen mëlçit e bibës, të prera në kubikë, fërgohen pak së bashku me qepët, pastaj shtohet orizi gjysmë i zier dhe i kulluar mirë.

Majdanozi i grirë imët dhe vezët e tundura u shtohen qepëve të përziera me oriz. Orizi kriposet sipas dëshirës, i shtohet piper dhe me të mbushet biba dhe qepet me mëlçit. E tërë biba lyhet mirë me yndyrë, vihet në tavë me pak ujë ose tepsi ku do të piqet dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C në fillim, pastaj ulet temperatura në 200 gradë C gjersa të jetë zbutur mishi (afro 2 orë). Biba e pjekur dhe e ftohur pak, pritet në copa racioni. Ju bëftë mirë.

Na bëni Subscribe në Youtube