Biskota me kakao (Pa pjekje)

Përbërësit:

2 filxhana sheqer, 3 lugë kakao, 1/2 filxhanë gjalpë, 1/2 filxhanë qumësht, pak kripë,
3 filxhana tërshëre gatimi, 1/2 filxhanë gjalpë kikiriku, një lugë ekstrakt vanilje.

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosni sheqerin, kakon, gjalpin, qumështin dhe kripën për zierje (vlim) të shpejtë për 1 minutë. Shtoni shpejtë gjalpin e kikirikut, tërshëren për gatim dhe vaniljen. Përzieni mirë me një lugë dhe merrni nga masa, krijoni format rendisni në folie alumini dhe lërini të ftohen. Ju bëfshin mirë ! /pergatit.com

392596533155393332164