Biskota me vanilje

Përbërësit: 2 filxhana miell, 2 lugë çaji pluhur për pjekje, kripë, 6 vezë,1 filxhan sheqer pluhur, 2 lugë gjelle sheqer i kafët, 2 pako margarinë,1 lugë gjelle dhe një lugë çaji mjaltë, 3/4 lugë gjelle ekstrakt sheqer vanilje.

Përgatitja: Përziejmë së bashku miellin, pluhurin për pjekje, dhe 3/4 lugë çaji kripë në një enë mesatare. Përziejmë me mikser vezët dhe sheqerin në shpejtësi të lartë derisa të fitohet masa, rreth 10 minuta. E sitim miellin mbi dy përzierjet, më pas shtojmë margarinën e shkrirë mbi dy përzierjet dhe pastaj mjaltën dhe vaniljen.

I fusim në frigorifer dhe i lëmë të qëndrojnë dy orë. Parangrohim furrën në 180 gradë, i marrim dy tepsi alumini dhe i lyejmë me margarinë duke përdorur furçë kuzhine. I fusim në furrë dhe i pjekim për 11 minuta, pastaj i nxerrim nga furra dhe i hedhim mbi sheqer pluhur dhe i lëmë të ftohen më pas i shërbejmë.

Ju bëftë mirë!