gurabi

Biskotë e shijshme me portokall dhe lajthi

Nuk harrohet kurrë aroma dhe shija e biskotave që nëna i bënte kur ishim të vegjël. Një recetë e tillë është edhe kjo biskotë me portokall, e cila ka shije mbresëlënëse dhe s’mund të ngopeni duke e ngrënë.

Arsyeja pse kjo recetë është aq e mirë qëndron tek fakti se kjo biskotë del koxha e madhe dhe mund të hahet duke pirë çaj përderisa shikoni një film të mirë apo një emision të mirë në TV.

A jeni gati për ta përgatitur dhe për ta ngrënë me familjen tuaj? Nëse dëshironi më shumë, mund t’i bëni në forma më të vogla. Gjithashtu, shijen mund t’ua bëni me limon nëse nuk ju pëlqen portokalli.

Përbërësit e nevojshëm për biskotë:
  • 2 vezë
  • 1.5 gotë sheqer
  • 1 gotë vaj
  • ½ gotë lëng portokalli
  • Lëvorja e një portokalli
  • ½ gotë kos
  • 5 gota miell
  • 1 lugë çaji sodë për pjekje
  • 1 pako pluhur për pjekurina
Për sipër:
  • Një të verdhë të vezës
  • ½ gotë lajthia të bluara ose arra
Si t’i përgatitni?

Në një enë të madhe, rrihni vezët dhe sheqerin së bashku derisa të shkrihet sheqeri. Shtoni vajin, lëngun e portokallit, lëvoren e grirë në rende, kosin dhe vazhdoni përzierjen.

Më pas shtoni sodën dhe pluhur për pjekje dhe pastaj shtoni miellin pak nga pak, duke e përzier vazhdimisht brumin derisa të bëhet i butë dhe ngjitës. Bëni duart me vaj dhe merrni nga pak burmë për t’i formuar biskotat, duke i vendosur një nga një në një tepsi të shtruar me letër kuzhine.

Sipër lyeni me të verdhën e vezës dhe bëni një kryq në mes të biskotës përmes thikës. Në fund, spërkatni biskotat në mes me lajthitë e bluara apo arrat dhe piqni në 180 gradë për 25 minuta. Ju bëfshin mirë! /Pergatit.com