Briosha për mëngjes (panbriosches)

Përbërësit:

500gr miell, një lëkurë limoni e grirë hollë, një vezë, 15gr maja, 60gr gjalp i zbutur, 70gr sheqer, 2 gota uji qumësht, rrush të thatë, çokollatë të grirë.

Përgatitja:

Miellit ia hedhim pak kripë, hedhim majan në një gotë qumësht të ngrohur dhe e lëmë 5 minuta të pushojë dhe i shtojmë edhe një lugë gjelle sheqer. Në enën me miell hedhim qumështin, vezën dhe lëkurën e limonit pastaj edhe gjalpin e zbutur.

Më pas qumështin e mbetur dhe fillojmë të bëjmë brumin dhe e lëmë të qendrojë e mbuluar me një leckë afro 2 deri 3 orë. Pasi që ka ardhë brumi e punojmë përsëri dhe e ndajmë në dy pjesë në njërën shtojmë rrushin e tharë dhe në tjetrën pjesë çokollatën e grirë.

Tepsin e lyejmë me vaj dhe i shtrojmë një letër për pjekje dhe me brumin e fituar bëjmë forma si ne dëshirojmë (rrumbullake, katrore) pastaj i lëmë të qëndrojnë edhe pak.

Më pas i lyejmë me qumësht dhe i pjekim në temperaturë 180 gradë C. Pas pjekjes mund t’i shoqëroni me ndonjë gotë qumësht.

Ju bëftë mirë!