Brokoli, perime që lufton kancerin

A dëshironi ta ulni rrezikun për t’u prekur nga kanceri? Këtë mund ta arrini me konsumim të rregullt të brokolit.

Me rastin e procesit të tretjes së brokolit, rrepka dhe lakërishta krijojnë sulforafanin, përbërës për të cilin mendohet se nxitë sintezën e proteinave që mbrojnë qelizat dhe i ruajnë ato prej kancerit.

Brokoli është i pasur me betakarotenë, vitaminë C dhe fibra, të gjithë këta luftues kundër kancerit. Brokoli ka edhe veti të tjera shëruese, për shkak se përmban sasi të madhe të kalciumit. Me zierjen e tij humben vitaminat, kështu që më së miri do të ishte ta përgatisni në avull, në mikrovalë ose në tavë.

Do të ishte e shëndetshme të konsumoni brokol sa më shpesh, e së paku dy herë në javë. Studimet e ndryshme hulumtuese kanë vëzhguar efektin e sulforafanit në kancer, dhe thonë se ai ngadalëson zhvillimin e kancerit. /pergatit.com