Bukë e fërguar me vezë

Përbërësit:

Një vezë, 150ml qumësht të freskët, 4 feta buke, kripë, piper të bardhë të sapo bluar, 1.5 lugë gjelle gjalpë (margarinë).

Përgatitja:

Fillimisht e rrahim vezën në një pjatë me pak kripë dhe pak piper të bardhë, më pas i lyejmë fetat e bukës me qumësht nga të dyja anët. Pastaj fetat e bukës i vendosim në vezën e rrahur një nga një, duke i kthyer nga të dyja anët që të lyhenë tërësisht.

Më pas në një tigan të nxehur shtojmë gjalpin (margarinën) që të shkrihet, i vendosim më pas fetat e bukës që të skuqen nga të dyja anët derisa të marrin një ngjyrë të kuqërremtë, por mos i lini shumë pasi skuqen shpejtë. Ju bëfshinë mirë !