sandviç

Bukë super të buta për sandviç

Kjo është receta e bukëve më të buta për sandviç që i keni ngrënë ndonjëherë. Receta është e lehtë dhe bukët përgatiten aq shpejtë dhe aq të buta bëhen sa që do t’ju pëlqejnë gjithmonë.

Përbërësit:

  • 240ml (një gotë) qumësht të ngrohtë
  • 1 lugë të mesme sheqer
  • 1 vezë
  • 7g (1.5 lugë çaji) maja buke
  • 440g (3 gota e gjysmë) miell
  • Gjysmë luge të mesme kripë
  • 30g (2 lugë të mesme) gjalpë të butë

Përgatitja:

Përzieni qumështin e ngrohtë me sheqerin, vezën dhe kripën. Spërkateni me maja buke dhe rrihni mirë për t’i përzier. Shtoni miellin e situr në përbërje dhe përzieni deri të formohet brumë i butë.

Hidheni gjalpin e butë në brumë dhe formojeni një top me të. Lëreni të pushojë për rreth 1 orë që të fryhet. Pastaj priteni brumin në 10 copë dhe me çdo copë bëjeni formën e sandviçit (sikur për kifle). Lërini sandviçët të pushojnë për rreth 30 minuta që të fryhen.

Lyeni sandviçët me vezë të rrahur dhe piqni në 180 gradë C për 20 minuta. Ju bëfshin mirë! /Pergatit