Burek tradicional turk me djathë

Kjo recetë është shumë praktike dhe shumë e shijshme, brumi bëhet aq i butë dhe përgatiten shumë shpejt. Mund ti përgatitni për mëngjes ose kur keni shumë mysafirë në shtëpi.

Përbërësit: peta të gatshme ose të gatuara vet.

Për salcën: 1 gotë të ujit vaj ulliri, 4 lugë uthull molle, 1 gotë të ujit miell, 1 pluhur për pjekje (pecivë).

Për mbushje: gjizë, majdanoz.

Për lyerje sipër: 2 të verdha vezësh, susam.

Përgatitja: Fillimisht e përgatisim salcën, në një enë kuzhine shtojmë 1 gotë vaj ulliri, 4 lugë uthull molle, një gotë të ujit miell por jo shumë të mbushur, një pluhur për pjekje (pecivë) dhe e përziejmë masën mirë me tel kuzhine ashtu siç e shikoni në video.

Pasi salca të jetë gati marrim një petë të gatshme ose mund ti përgatitni edhe vet petët, më pas e shtrijmë petën dhe sipër e lyejmë me salcën e përgatitur duke e shtrirë mirë me një brushë kuzhine. Më pas sipër petës së parë shtojmë dhe një petë tjetër dhe përsëri e lyejmë sipër me salcën e përgatitur.

Pastaj petën e presim me anë të një thike siç e shikoni në video në formë si të picës dhe tek secila pjesë shtojmë nga një lugë me gjizë dhe majdanoz (mbushjen mund ta bëni sipas dëshirës), më pas i mbështjellim në formë role siç e shikoni në video.

Pasi bureku të jetë gati, i vendosim një nga një në tepsi me letër kuzhine dhe sipër i lyejmë me të verdhën e vezës më pas u hedhim susam. Peta mund të blini ose të gatuani për aq sa tepsia me burek dëshironi. Më pas i fusim në furrë për pjekje në temperaturë 250 gradë fillimisht më pas e ndalim temperaturën në 100 gradë. Ju bëfshin mirë!