Byrek i shpejtë për vikend

Përbërësit:

500gr petë të gatshme, 100gr margarinë, 200ml ajkë kuzhine.

Për mbushjen:


200gr ajkë e thartë (schmand), 3 vezë, pak kripë.

Përgatitja:


Ngrohet furra në temperaturë 200 gradë C. Shtrihet peta në tepsi e pastaj lyhet me ajkë dhe margarinë të shkrirë dhe mbushet me masën e përgatitur me vezët dhe ajkën e thartë dhe mbështillet në formë roleje. Rolet e mbështjellura rendisen në tepsi dhe futen në furrën e ngrohur paraprakisht për 20-30 minuta dhe servohen të nxehta. Ju bëftë mirë !

Na bëni Subscribe në Youtube