Çaji i malit shëron këto probleme shëndetësore

Për shqiptarët ka qenë miku më i mirë i ditëve apo netëve të ftohta të dimrit.

Mëngjeset e hershme për shumë nisnin me një filxhan çaj e bukë të thekur, e netët e vona mbylleshin me ngrohtësinë, shijen e fortë dhe aromën unike të tij.

Por tashmë keni një arsye të fortë për ta konsumuar këtë pije natyrale, pasi çaji i malit është pija më efektive kundër sklerozës.

Kjo sëmundje që neurosfilitese prek mbi 30 milionë të moshuar në mbarë botën mund të frenohet dhe rigjenerohet (në varësi të sëmundjes) me anën e çajit të malit.

Një studim në fakultetin Magdeburg të Gjermanisë ka treguar se konsumi i vazhdueshëm i çajit të malit, e kufizon deri në 80% dëmtimin e trurit.

Ky studim u zbatua fillimisht në kafshë, por tashmë është eksperiemtuar direkt në pacientë me sklerozë, rezultatet e të cilëve ishin befasuese dhe mjaft optimiste.

Pacientëve me skleroz kanë filluar që t’u rikthehen disa funksione njohëse, duke zbrapsur avancimin e sëmundjes.

Përgatitja dhe përdorimi: Një lugë e vogël e çajit të malit grimcohet dhe hidhet në një enë, ku shtohet një gotë me ujë që valon.

Ena mbulohet me kapak, lihet të qëndrojë për 15-20 minuta duke e përzier herë pas here. Lëngu kullohet, ëmbëlsohet sipas dëshirës me sheqer ose me mjaltë dhe pihet. Merren disa doza të tilla në ditë.

Përveç çajit të malit që mund ta pini çdo ditë pa u frikësuar nga efektet anësore, paralelisht mund të përdorni edhe kurat bimore të mëposhtme, në mënyrë që të fuqizoheni në luftën kundër sklerozës.

Kura të tjera bimore për sklerozen

Çdo mengjes esell merret një lugë kafeje qumësht blete (zhele ruajal).

Në mëngjes dhe në darkë pihet një gotë çaj i përgatitur si vijon: 5-8 gjethe shtogu të freskat ose të thata të grumbulluara kur bima është në lulëzim, hidhet në dy gota ujë dhe zihet 2-3 minuta pastaj lihet të ftohet, kullohet dhe pihet.

Çaj i shtogut përgatitet e pihet çdo ditë, për 3 javë rresht.

Pastaj pihet çaj kamomili i përgatitur si zakonisht nga 2 gota në ditë, për tre javë rresht.

Tre lugë gjelle të bimores së përbërë nga pjesë të barabarta të bimëve të mijefleteshit, bishtkali, hidhen në një litër ujë dhe zihen për 2-3 minuta.

Ena lihet e mbuluar në qetësi për 3 minuta, pastaj kullohet. Pihet para buke një gotë, tre herë në ditë.

Kura kryhet me intervale; 8 ditë mjekimi; 8 ditë pushim, 8 ditë mjekim etj, për 1-3 muaji rresht.

Tre lugë gjelle të bimorës së përbërë nga 4 lugëp gjelle mijefletesh, mana toke mali, frutë e lule murrizi dhe 2 lugë gjelle fara majdanozi hidhen në një litër ujë të porsavaluar.

Ena lihet e mbuluar për 20-30 minuta e pastaj kullohet. Pihet nje filxhan tri herë në ditë.

Gjashte lugë gjelle të bimores së përbërë nga 50 gram lule murrizi thelpinj të qëruar e të copëtuar të hudhres, bishtkali dhe gjethe e degë të reja veshtulle, hidhen në një litër ujë të porsavaluar.

Ena lihet e mbuluar 2 orë pastaj kullohet. Pihet para ngrënies 2 filxhane 3 herë në ditë. Kura vazhdon deri në përmirësimin e gjendjes.

Një kilogram mjaltë përzihet në një kilogram thengjill bliri në pranverë derisa të formohet masë e njëtrajtshme.

Nga kjo masë merret një lugë gjelle rrafsh dhe përzihet me një filxhan çaj, i përgatitur me lule bliri, lule kamomili ose çaj mali.

Kjo përzierje pihet tri herë në ditë.

Kura vazhdon derisa të mbarohet masa mjalte–thëngjill. Mund të përseritet pas një pushimi 4-6 muajsh.

Gjashte lugë gjelle të bimores së përbërë nga 50 gram lule murrizi thelpinj të qëruar e të copëtuar të hudhres, bishtkali dhe gjethe e degë të reja veshtulle, hidhen në një litër ujë të porsavaluar.

Ena lihet e mbuluar 2 orë pastaj kullohet. Pihet para ngrënies 2 filxhane, 3 herë në ditë.

Pesë përbërësit që helmojnë trurin dhe mëlçinë

Nuk ka mungesë të gjërave në ditët e sotme, por ka disa gjëra që mund tju shkatërrojnë në një periudhë të shkurtër kohe.

Këto gjëra shqetësuese, dëmtojnë dy organet kryesore të trupit; mëlçinë dhe trurin.

Më e keqja është se këto përbërës kanë ardhur nga “gjeniu” pra, nga vetë njeriu, dhe kanë shkatërruar në mënyrë të qartë aftësinë tonë për të menduar në mënyrë të qartë dhe për të jetuar shëndetshëm.

Shmangni këto 5 përbërës dhe do të shikoni se funksioni i trurit dhe mëlçisë do të jenë përmirësuar:

Gluteni

Gluteni është një molekulë e zakonshme proteine e gjetur te gruri, eli, thekra, dhe agrume të tjera.

Kjo proteinë ngjitet në murin e zorrëve të vogla, ku ajo mund të shkaktojë çrregullime të tretjes dhe sistemit imunitar.

Sëmundja Celiac është gjendja më e zakonshme e lidhur me ndjeshmërinë ndaj glutenit.

Gluteni shkakton edhe ndjeshmëri (NCGS), dhe ky është një faktor i madh në çrregullimet inflamatore të mëlçisë, trurit dhe sistemit nervor.

Studimet kanë treguar ndjeshmëri në mes glutenit dhe çrregullimeve në çdo pjesë të sistemit neurologjik duke përfshirë trurin, palcën kurrizore dhe nervat periferike.

Gluteni ka treguar të jetë një nxitës i madh në çrregullimet psikiatrike, dëmtimin e kujtesës, çmendurinë, dhe pothuajse çdo çrregullim tjetër neurologjik.

Ëmbëlsirat artificiale

Ëmbëlsirat artificiale, edhe pse janë bërë popullore për shkak të marketingut të tyre, kanë helmuar trurin e njerëzve për dekada të tëra.

Aspartame është një kombinim i kimikateve, përkatësisht acid aspartik (një amino acid me efekte ngacmues mbi qelizat e trurit), metanoli, dhe phenylalanine,të cilat shkaktojnë dëmtim të mëlçisë dhe tumor të trurit.

Konsumi Aspartame shkakton një shumëllojshmëri të simptomave, duke përfshirë sulme të ankthit, depresion, dhe migrenë.

Ëmbëlsirat artificiale mund të gjenden në pijet me gaz, çamçakëz, salcat e gatimit, drithërat dhe produkte të tjera që përmbajnë sheqer të lirë.

Monosodium glutamate (MSG)

MSG është një formë e kripës që shtohet në ushqime për ti shtuar shijen.

Por ajo i shkakton trurit prodhim të tepruar të shijimit dhe dopamine.

Për fat të keq, ndjenjat e mira nuk zgjasin, por efektet anësore zgjasin.

Përbërisit e kësaj kripe janë të lidhura me dëmtimin e mëlçisë, trurit dhe sëmundje të tjera neurologjike duke përfshirë: Parkinson, Alzheimer, çmenduri, MS, lupus, dhe më shumë.

Kini kujdes nga MSG, e cila gjendet në çdo produkt të përpunuar, duke përfshirë: salcat, sallatat, supat me kube, supat e konservuara dhe perimet e konservuara.

Sheqeri i rafinuar

Sheqeri i rafinuar është bërë një nga përbërësit më të përdorshëm në ushqimin tonë, dhe një nga më të rrezikshmit njëkohësisht.

Konsumi i vazhdueshëm i tij ka qenë i lidhur me shumë probleme të ndryshme shëndetësore, të gjitha kanë efekt negativ në mëlçi dhe në tru.

Konsumi i sheqerit të rafinuar tkurr mëlçinë dhe ndrydh trurin duke shkaktuar sëmundje neurotropike, ose BDNF, një hormon i rëndësishëm i zhvillimit të trurit.

Ky faktor shkakton lidhje të reja mes neuroneve në tru të cilat janë jetike për funksionimin e kujtesës.

Studimet kanë treguar nivele të ulëta BDNF në pacientët me depresion dhe skizofreni, dhe konsumi i sheqerit mund t’i përkeqësojë këto simtoma.

Sheqeri i rafinuar gjithashtu rrit inflamacionin, i cili mund të pengojë tretjen dhe dobëson sistemin imunitar.

Nëse është inflamacion kronik, ai mund të çojë në një rrezik më të lartë të depresionit dhe skizofrenisë.

Fluori

Vendimi për të shtuar fluor në ujin e pijshëm ka pasur ndoshta një nga efektet më të rrezikshme dhe të përhapura në shëndetin tonë të përgjithshëm, veçanërisht të trurit dhe të mëlçisë.

Uji me flour jo vetëm dëmton mëlçinë dhe trurin, por ai ka ndikim negativ në stomak dhe zorrë, duke shkaktuar një mori çrregullimesh.

Shumë studime të lidhura me fluorin, kanë zbuluar se ai ul nivelet e zgjuarsisë (IQ) te njerëzit, ndërsa studime të tjera kanë treguar se flori dëmton kujtesën, dëmton trurin e fetusit, dhe shkakton ndryshim të sjelljeve neurotike.

Terapia Aromatike për sklerozën

– Vaj livande, në kohën e gjumit; nuhatje.

– Vaj jasmine, trëndafili, barbaroze dhe kamomili; janë të dobishme për nuhatje.

– Vaj borziloku, xhenxhenfil, piperi të zi, farës jeshile (cardamom); preferohet të përdoren gjatë ditës sepse këto të ngjallin kujtimet dhe në disa raste mund të shkaktojnë shumë stimulim në tru dhe të lënë pa gjumë.

– Nga vajrat bimore që përmirësojnë oreksin e të sëmurit dhe që stimulojnë kujtesësn e tij përmendim: vaj limoni, karafili, portokalli, grejpfrut, kanelle, xhenxhefili, fara e jeshile dhe piperi i zi.