grim

Çfarë i ndodh trupit kur flini me grim në fytyrë?

Të flini me grim në fytyrë mund të mos ju duket diçka e dëmshme. Përveç që e ndotni jastëkun, ju mund ta dëmtoni edhe veten. Nëse vazhdimisht bini për të fjetur me një ton produkte të vendosura në fytyrë, mund ta ekspozoni veten ndaj disa rreziqeve serioze.

Ne në Pergatit.com njohim shumë njerëz që nuk e kanë problem të flenë me grim në fytyrë dhe kështu vendosëm që të gjejmë se si ndikon kjo në trupin tonë.

I bllokon poret

Shumë produkte të makijazhit, sidomos ato që përmbajnë silikone ose akrilikë, mund t’i bllokojnë poret tuaja. Këta përbërës hyjnë në poret tuaja dhe i zënë bakteret brenda tyre. Kombinimi i vajit, djersës, baktereve dhe qelizave të vdekura të lëkurës mund të çojë në bllokimin e poreve. Kjo ndodh edhe kur vendosni makijazh gjatë ditës, por ta lini gjatë natës mund të përkeqësojë gjendjen, transmeton Pergatit.com.

Mund të shkaktojë “shpërthime”

Nëse nuk e hiqni grimin para se të shkoni në shtrat, lëkura juaj merr më pak oksigjen. Përbërësit kimik irritues që gjenden në makijazh janë gjithashtu në kontakt me lëkurën tuaj për më gjatë. Nëse lëkura juaj nuk pushon nga makijazhi gjatë natës, përbërësit e dëmshëm kimik dhe mungesa e oksigjenit eventualisht krijon shenja dhe akne.

Do të plakeni para kohe

Ngjyrat artificiale dhe përbërësit e tjerë në makijazh mund të shkaktojnë reaksione të dëmshme kimike dhe të përshpejtojnë procesin e plakjes së lëkurës. Lëkura jonë vepron si një barrierë mbrojtëse ndaj mjedisit që na rrethon dhe nëse nuk e ndihmojmë atë të “pushojë” gjatë natës, mbrojtja e saj dobësohet dhe ndryshime të padëshirueshme mund të ndodhin tek gjenet tona. Grimi ua mundëson radikaleve të lira, ndaj të cilave ekspozohemi gjatë ditës, të “ngjiten” në lëkurën tonë, transmeton Pergatit.com.

Mund të shkaktojë infeksione në sy dhe t’jua dëmtojë qerpikët

Optometristët na paralajmërojnë se shumë produkte makijazhi për sy përmbajnë formaldehide, metale të rënda dhe helme të tjera. Të flini me helme në lëkurë mund të çojë në irritim të syrit dhe madje të shkaktojë rënie të qerpikëve herët. Nëse nuk e hiqni maskarën rregullisht, mund të infektoni syrin dhe të fitoni gjendjen shëndetësore të njohur si “konjunktiviti”, thuhet sipas këtij studimi.

Do të çahen buzët

Kur vendosni buzëkuq gjatë ditës, zakonisht nuk rri për shumë gjatë për shkak të ngrënies dhe pirjes, të cilat e heqin shpejtë. Por kur flini, buzëkuqi ka mjaftueshëm kohë që të absorbojë lagështinë nga buzët tuaja. Nëse nuk e hiqni buzëkuqin para se të flini, ka shumë gjasa që të zgjoheni me buzë të thata dhe të çara të nesërmen, transmeton Pergatit.com.

Do të keni fytyrë dhe flokë të yndyrshme

Kur bini për të fjetur me grim, ju lini njolla në shtrat të cilat hyjnë në flokë dhe lëkurë. Flokët do të bëhen me buzëkuq ose grim në përgjithësi gjatë natës dhe të bëhen më të yndyrshme dhe të prishura. Ta hiqni mirë grimin para se të flini është shumë e rëndësishme, sidomos ata që kanë lëkurë të yndyrshme, pasi kjo veç e përkeqëson gjendjen.

Lëkura juaj bëhet e lodhët

Ta lini grimin gjatë natës mund ta bëjë lëkurën tuaj të duket e lodhët për shkak të produkteve që qëndrojnë në lëkurë për një kohë të gjatë. Ndotja e mjedisit dhe helmet e tjera ngujohen në grimin tuaj dhe nëse nuk i jepni lëkurës një pushim nga kozmetika, mund të çojë në rrudha dhe plakje.