Çokollatë e nxehtë me Nutella

Këtë javë kemi zgjedhur një recetë të përsosur për ju. Ne për vete gjithmonë kënaqemi me pije të nxehta në sezonin e ftohtë.

Kjo çokollatë e nxehtë me Nutella është krejt ndryshe nga recetat e tjera – dhe shumë më e lehtë për t’u përgatitur.

Përbërësit: 4 filxhanë qumësht, ½ filxhani Nutella, krem të rrahur (të trashë, Hopla e ëmbël).

Udhëzimet: Në një tigan mesatar të vendosur në temperaturë të ulët, përzieni bashkë qumështin dhe Nutellën derisa Nutella të shkrihet dhe qumështi të jetë i ngrohtë.

Shërbejeni në gota të mëdha me krem të rrahur sipër (ose me krem të ëmbël që përdoret në kapuçino). Kjo recetë është për katër persona. Madje, mund të bëhet edhe para kohe dhe të ftohet e ruhet në frigorifer.

Pastaj, mund ta ri-ngrohni në furrë ose mikrovalë. Në qoftë se e futni në mikrovalë, ri-ngroheni çdo gotë për rreth 1 minutë. Ju bëftë mirë !