Drekë e shpejtë dhe e shijshme

Përbërësit: 1 vezë, 200ml qumësht, 400ml ujë, 1 lugë të mesme kripë, 450gr miell, 200gr gjizë, 150gr kaçkavall, vaj për fërgim.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë vezë, 200ml qumësht, 400ml ujë, një lugë të mesme kripë dhe e rrahim masën për pak me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 450gr miell duke e përzier vazhdimisht me tel kuzhine deri sa të tretet miell (miellin e shtojmë ngadalë duke e përzier masën me tel kuzhine).

Pasi brumin e kemi përzier mirë dhe e kemi bërë gati, marrim një tigan dhe shtojmë vaj më pas shtojmë nga një lugë të madhe (lugë për gjellëra) nga brumi në tigan për pjeke dhe i pjekim petat si për pallaqinka gjithsej na dalin 11 peta.

Petat i pjekim në temperaturë mesatare që të mos na digjen, pastaj pasi i kemi pjekur gjithsej 11 petë e marrim nga një petë e mbushim apo e lyejmë me gjizë dhe sipër gjizës shtojmë ca feta kaçkavall më pas e palosim petën në formë katrore ashtu siç e shikoni në video.

Pasi i kemi lyer të gjitha petët me gjizë dhe u kemi vendosur brenda feta kaçkavalli, i palosim ashtu siç e palosem petën e parë më pas hedhim përsëri vaj në tigan dhe petat e palosura i fërgojmë për pak minuta deri sa të fitojnë një ngjyrë të artë.

Kështu me radhë vazhdojmë me të gjitha petat, duke i fërguar në vaj në temperaturë mesatare për pak minuta deri sa të marrin një ngjyrë të artë. Pasi i fërgojmë të gjitha petët, i largojmë nga tigan dhe i vendosim në pjatë më pas i shërbejmë. Ju bëfshin mirë!