Drekë e mrekullueshme për 30 minuta

Përbërësit: Patate, 3 lugë të çajit kripë me erëza (veget), mish i tymosur (proshutë), 3 vezë, kripë, djathë i fortë, qepë të njoma, 8 kastravecë turshi, 100gr arra, 300gr ajkë e thartë (schmand), biber i zi, mëlmesa me hudhër, vaj për fërgim.

Përgatitja: Fillimisht i marrim disa patate (2-3 copë) varet nga madhësia, i pastrojmë mirë më pas i presim imët në forma katrore. Tek patatet tashmë të prera shtojmë 3 lugë të çajit kripë me erëza, i përziejmë mirë deri sa ta marrim patatet kripën me erëza më pas marrim një enë kuzhine (tigan) shtojmë vaj dhe pastaj i shtojmë patatet për fërgim në temperaturë mesatare.

Patatet i lëmë të fërgohen për disa minuta duke ia vënë enës sipër një kapak që të fërgohen sa më mirë, i përziejmë vazhdimisht me lugë më pas tek patatet shtojmë mish të tymosur të grimcuar aq sa keni dëshirë dhe e përziejmë masën me lugë që të fërgohen mirë edhe mishi i tymosur (proshuta).

Më pas marrim një enë tjetër dhe shtojmë 3 vezë, ju hedhim pak kripë më pas i përziejmë vezët me tel kuzhine. Pastaj tek vezët shtojmë djathë të fortë të grimcuar (çfarë të doni) më pas këtë masë  e shtojmë sipër patateve dhe mishin të tymosur që fërgohen në tigan.

E lëmë të fërgohet për pak veza me djathë, sipër shtojmë përsëri djathë të fortë të grimcuar dhe më pas shtojmë ca fleta të grimcuar qepë të njoma. Pasi të fërgohen mirë të gjithë përbërësit, e largojmë enën nga zjarri dhe e lëmë me një anë që të ftohet duke e vendosur në një enë tjetër dhe më pas e presim në formë si për picë.

Në fund marrim 8 kastravecë turshi, i grimcojmë imët në rende dhe më pas ua largojmë ujin që lëshojnë. Tek kastravecët e grimcuar shtojmë 100gr arra të grimcuara, 300gr ajkë të tharët, shtojmë kripë, biber të zi, mëlmesa me hudhër dhe më pas e përziejmë masën mirë me lugë. E vendosim këtë sos në një enë që do ta shërbejmë dhe sipër vendosim nga një kokërr arra. Bëhet një drekë shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!