Ëmbëlsira më e mirë me mollë

Përbërësit: 200gr margarinë, 1,5dl sheqer, 3dl miell, 1 vezë, 0,75dl qumësht, 1 lugë e sheqerit pecivë (pluhur për pjekje), 1 lugë e sheqerit sheqer vanilje, 3 molla, kanellë dhe sheqer.

Sos vanilje: 4dl qumësht, 1 vezë, 1 lugë gjelle miell patate, 3 lugë gjelle sheqer.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 200gr margarinë, 1,5dl sheqer dhe e vendosim në zjarr duke e përzier mirë deri sa të shkrihen. Më pas tek kjo masë shtojmë ngadalë 3dl miell duke e përzier masën, pastaj shtojmë 1 vezë, 0,75dl qumësht, 1 lugë e sheqerit pecivë (pluhur për pjekje), 1 lugë e sheqerit sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë të gjitha.

Tepsinë e lyejmë me margarinë më pas në të hedhim masën e brumit, më pas sipër brumit shtojmë 3 molla të prera në feta siç e shikoni në foto dhe më pas sipër i spërkasim mollët me pak kanellë dhe sheqer.

Ëmbëlsirën më pas e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në 200 gradë C për 20-30 minuta. Në ndërkohë e përgatisim sosin e vaniljes, marrim qumështin e ftohtë dhe e vendosim në një enë kuzhine, vezën, miellin e patates dhe i përziejmë bashkë me tel kuzhine në zjarr deri sa të trashet dhe të filloj të bëjë fluska.

Më pas e largojmë sosin nga zjarri dhe në të shtojmë 3 lugë gjelle sheqer, e lëmë që të ftohet pastaj i shtojmë 3 lugë sheqeri sheqer vanilje. Pasi të piqet ëmbëlsira e presim në copëza katrore dhe sipër secilës copë shtojmë sipër sosin e vaniljes. Receta u dërgua nga Laureta.

Ju bëftë mirë!