Ëmbëlsira të lehta dhe të shpejta

Përbërësit: 4 vezë, 1 gotë të ujit sheqer, 1 lugë sheqer vanilje, 3 lugë të gjellës qumësht, 1 gotë të ujit miell, pluhur për pjekje (pecivë), 3 lugë të gjellës kakao.

Për kremin: 2 gota të çajit qumësht, 1 pako puding vanilje, 1 pako puding dredhëze ose rose, 1 pako kokos, çokollatë të shkrirë.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 4 vezë, 1 gotë të ujit sheqer, 1 lugë sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë me mikser derisa të bëhet një masë homogjene. Më pas tek masa shtojmë 3 lugë të gjellës qumësht, 1 gotë të ujit miell, gjysmë pluhur për pjekje, 3 lugë të gjellës kakao dhe e përziejmë përsëri masën mirë me mikser.

Më pas masën e hedhim në tepsi katrore me letër kuzhine, e shtrijmë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë më pas e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 170 gradë C për 20 minuta. Pasi të piqet ëmbëlsira e largojmë nga furra dhe më pas e rrotullojmë tepsinë në anën tjetër që të ja largojmë letrën e kuzhinës.

Pastaj përgatisim kremin, në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 2 gota të çajit qumësht, 1 pako puding vanilje, e përziejmë masën me tel kuzhine derisa të bëhet një krem i trashë. Më pas përgatisim edhe pudingun e dredhëzës në mënyrë të ngjajshme sikur pudingun vanilje.

Pasi pudingu të jetë gati, marrim petën që e kemi përgatitur më parë dhe me anë të një gote formojmë rrathë ashtu siç e shikoni në video. Në një enë shtojmë 1 pako kokos, sipër rrathë shtojmë nga një lugë puding vanilje siç e shikoni në video dhe më pas vendosim dhe një rrathë tjetër sipër. E lyejmë dhe anash me puding vanilje dhe më pas e fusim në kokos.

Kështu vazhdojmë me të gjithë rrathët siç e shikoni në video, disa i bëni me puding vanilje disa edhe me puding vanilje edhe me puding dredhëze, sipas dëshirës mund ti bëni edhe me puding çokollate. Pasi kemi përfunduar me të gjithë rrathët dhe i kemi futur në kokos, i vendosim në tepsi dhe më pas sipër çdo rrathë apo kulaçi vendosim çokollatë të shkrirë. Ju bëftë mirë!