Ëmbëlsira të shpejta për 5 minuta

Përbërësit: 800ml qumësht, 150gr sheqer, 50gr gjalpë, 3 lugë miell, 3 lugë nisheste, 3 lugë kakao, 100gr çokollatë, kokos, reçel kivi, shllag për dekorim.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine (tenxhere), shtojmë 800ml qumësht, 150gr sheqer, 50gr gjalpë, 3 lugë të gjellës miell, 3 lugë të gjellës nisheste, 3 lugë të gjellës kakao dhe e përziejmë masën me tel kuzhine deri sa të treten mirë përbërësit. Më pas tek masa shtojmë 100gr çokollatë dhe e ziejmë masën deri sa të bëhet një krem i trash.

Pasi kremi është gati, marrim disa filxhanë mestarë (jo shumë të mëdhenj), i lagim brenda pak me ujë më pas secilin filxhanë e mbushim me masën e përgatitur më parë pra me masën e kremit. Pasi i kemi mbushur filxhanët me krem, i fusim në frigorifer të qëndrojnë për një orë.

Pasi të jenë ftohur mjaftueshëm ëmbëlsirat, i largojmë nga frigorifer dhe më pas me shumë kujdes i largojmë edhe nga filxhanët. Më pas në një enë shtojmë një pako kokos, pastaj secilin rrumbullak të ëmbëlsirës e zhysim në kokos duke e rrotulluar nga të gjitha anët.

Pasi i kemi zhytur ëmbëlsirat në kokos, i rendisim në një tepsi për ëmbëlsira më pas sipër i dekorojmë me reçel kivi. E dekorojmë secilën ëmbëlsirë me reçel kivi, por gjithashtu mund ti dekoroni sipër edhe me shllag krem pra disa nga ëmbëlsirat i dekoroni me reçel kivi e disa mund ti dekoroni me shllag krem.

Pasi i kemi dekoruar ëmbëlsirat, i vendosim në pjata dhe më pas i shërbejmë. Këto ëmbëlsira simpatike por dhe shumë të shijshme përgatitet sa hap e mbyll sytë, në rastet kur keni mysafir të paftuar dhe nuk keni asgjë në shtëpi përgatitni këto ëmbëlsira për 5 minuta. Ju bëfshin mirë!