Ëmbëlsira tradicionale

Përbërësit: 1 vezë, 100gr sheqer, 1 sheqer vanilje, 200gr gjalpë, 4 lugë të gjellës miell misri, 200gr miell gruri, 10gr pluhur për pjekje, fëstëk për dekorim.

Për sherbetin: 500gr sheqer, 500ml ujë, limon.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 1 vezë, 100gr sheqer, 1 sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine. Pastaj tek masa shtojmë 200gr gjalpë të shkrirë (margarinë) dhe e përziejmë përsëri masën mirë me tel kuzhine. Më pas tek masa shtojmë 4 lugë të gjellës miell misri, 200gr miell gruri dhe 10gr pluhur për pjekje.

Pasi i kemi shtuar të gjithë përbërësit, masën e përziejmë mirë me tel kuzhine ose me dorë deri sa të formojmë një brumë të butë. Më pas enën ku do ti vendosim ëmbëlsira e lyejmë me gjalpë (margarinë) dhe me anë të duarve formojmë thoptha të vegjël më pas i rendisim një nga një në tepsi.

Furrën e ngrohim paraprakisht në temperaturë 220 gradë C dhe i pjekim për 20 minuta. Pasi të piqen ëmbëlsirat i largojmë nga furra dhe i lëmë me një anë. Më pas përgatisim sherbetin, marrim një enë kuzhine (tenxhere) e vendosim në zjarr dhe shtojmë 500gr sheqer, 500ml ujë, disa feta limoni.

Pasi i kem hedhur të gjithë përbërësit për sherbetin, e ziejmë në temperaturë mesatare për 10 minuta. Pasi sherbeti të vlojë dhe të jetë gati, ëmbëlsirave të ngrohta ia hedhim sherbetin e nxehtë më pas kur ëmbëlsirat ta kenë pirë sherbetin i largojmë një nga një me lugë dhe i vendosi në një enë tjetër dhe më pas i dekorojmë sipër me fëstëk.

Ju bëfshin mirë!