Ëmbëlsirë me biskota dhe çokollatë

Përbërësit:

Një pako biskota, një litër qumësht, tri vezë, 2 lugë miell, 2 lugë nisheste, 2 vanilje, një lugë gjalpë, 6 lugë sheqer.

Përgatitja:

Përveç biskotave, të gjithë përbërësit e mësipërm i vendosim në tenxhere zjarri. (Kujdes, prej momentit kur i vendosim e derisa të mpikset kremi, duhet t’i trazojmë me telin e vezëve).

Kur të mpikset, kremi është gati dhe më pas përgatitja e ëmbëlsirës bëhet si në fotot më poshtë. (Duhet të keni patjetër letër celofani para se t’i shtroni biskotat që të mos keni problem kur t’i nxirrni).

Ëmbëlsira konsumohet pas një ore, e ktheni përmbys kur ta nxirrni dhe e zbukuroni me çokollatë të shkrirë. Ju bëftë mirë ! /pergatit.com

540082_646636325536648_5167355155932157615_n17554535_646636288869985_1808425390493550348_n17757619_646636182203329_3958320813547120008_n17795767_646636132203334_123907175568962089_n17800188_646636098870004_3895991943707908615_n17795859_646636042203343_2745278555142127642_n17759662_646635932203354_6772874621504481911_n