Ëmbëlsirë e bardhë me qumësht

Përbërësit: 3 vezë, 150gr sheqer, 250ml qumësht, 100ml vaj, 1 sheqer vanilje, 250gr miell, 12gr pluhur për pjekje (pecivë).

Për sherbetin: 300ml qumësht.

Për dekorim: 200ml hoplla, kokos, arra.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine shtojmë vezët, sheqerin, qumështin, vajin, dhe sheqer vaniljen. I rrahim me tel kuzhine të gjithë përbërësit deri sa të bëhet një masë homogjene, më pas shtojmë miellin dhe pluhurin për pjekje.

Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi të lyer me gjalpë (margarinë) në formë katrore dhe e fusim për pjekje, në furrën e parangrohur më parë në 200 gradë C për 25 minuta. Pasi të piqet ëmbëlsira ashtu të nxeht e shpojmë me një rrëmojce dhe ia hedhim 300ml qumësht.

Më pas tundim me mikser 200ml hopla dhe me të e lyejm ëmbëlsirën sipër, gjithashtu i hedhim edhe kokos e presim në katrorka të vegjël dhe secilit i hedhim ca copëza të vogla arra. Ju bëftë mirë!