Ëmbëlsirë e ftohtë verore me tre ngjyra

Përbërësit: biskota petit beure me kakao, pak qumësht për njomjen e biskotave.

Për kremin e parë: 800ml qumësht, 2 puding vanilje, 6 lugë sheqer, 100gr çokollatë kuzhine, mjedra.

Për kremin e dytë: 1 litër qumësht, 2 puding me fruta mali, 6 lugë sheqer, 2 lugë nisheste, 100gr çokollatë të bardh, 50gr kokos.

Për kremin e tretë: 1 pako shllag krem, 100ml qumësht,

Përgatitja: Fillimisht marrim një rend me biskota dhe i lagim në qumësht, më pas i rendisim në tepsi një nga një siç e shikoni në video. Pastaj marrim një enë kuzhine e vendosim në zjarr, shtojmë 800ml qumësht, 2 puding vanilje, 6 lugë sheqer dhe i përziejmë me tel kuzhine derisa të bëhet një krem i trash.

Pasi pudingu i vaniljes të trashet në të shtojmë 100gr çokollatë kuzhine dhe e përziejmë mirë me tel derisa të shkrihet në puding. Pastaj tek pudingu shtojmë 300gr biskota me kakao duke i copëtuar mirë me duar dhe e përziejmë masën me lugë, sipas dëshirës mund të shtoni mjedra.

Këtë masën më pas e shtojmë sipër biskotave që i kemi renditur në tepsi dhe e shtrijmë masën mirë me lugë më pas e lëmë të ftohet. Pastaj në një enë tjetër kuzhine shtojmë 1 litër qumësht, 2 puding me fruta mali, 6 lugë sheqer, 2 lugë nisheste dhe i përziejmë me tel kuzhine derisa të bëhet një krem i trash.

Pasi të zihet pudingu me fruta mali në të shtojmë 100gr çokollatë të bardh, 50gr kokos i përziejmë mirë me tel kuzhine dhe më pas e shtojmë sipër kremit të parë duke e lënë prapë të ftohet. Pastaj në një enë kuzhine hedhim 1 pako shllag krem, 100ml qumësht dhe e përziejmë me mikser për 5 minuta derisa të bëhet një krem i trash. E lyejmë ëmbëlsirën sipër me krem shllag dhe më pas e dekorojmë me çokollatë të grimcuar.

Ëmbëlsirën e lëmë të qëndroj në frigorifer për 2 orë më pas e shërbejmë. Ju bëftë mirë!