Ëmbëlsirë e lehtë me kakao

Përbërësit: 3 vezë, 160gr sheqer, 100ml qumësht, 100ml vaj, 160gr miell, 1 pluhur për pjekje, 3 lugë gjelle kakao, kokos.

Për sherbetin: 1 gotë ujë, ½ gotë sheqer.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine vendosim 3 vezë dhe i përziejmë mirë me mikser, ashtu duke i përzier vezët shtojmë 160gr sheqer dhe e përziejmë përsëri mirë me mikser deri sa të bëhet një masë e dendur. Më pas tek masa shtojmë 100ml qumësht, 100ml vaj dhe e përziejmë masën prap me mikser.

Duke e përzier masën me mikser shtojmë 160gr miell të cilin e shtojmë gradualisht, një pluhur për pjekje (pecivë) dhe vazhdojmë ta përziejmë masën deri sa të tretet mirë mielli dhe pluhur për pjekje, më pas shtojmë 3 lugë gjelle kakao.

Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi të lyer me margarinë, pastaj e fusim në furrë dhe e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 25 minuta. Pasi të piqet ëmbëlsira e largojmë nga furra dhe e presim ashtu siç e shikoni në video, më pas e përgatisim sherbetin me 1 gotë ujë dhe ½ gotë sheqer.

Sherbetin e ziejmë deri sa të vlon dhe të tretet sheqeri më pas e lagojmë nga zjarri, pasi sherbeti të jetë gati ia hedhim ëmbëlsirës dhe sipër e dekorojmë me kokos. Ju bëftë mirë!