Ëmbëlsirë e lehtë me lëvore limoni

Përbërësit: 3 vezë, 250gr sheqer, 250ml qumësht, 50ml vaj, 3 gota e gjysmë miell, lëvoren e një limon, 1 sheqer vanilje, 1 pluhur për pjekje (pecivë), 1 puding vanilje, kokos.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 3 vezë, 250gr sheqer dhe i përziejmë mirë me mikser ose tel kuzhine deri sa të shkrihet mirë sheqeri. Më pas tek masa shtojmë 250ml qumësht, 50ml vaj dhe e përziejmë përsëri edhe për pak minuta masën mirë me mikser apo tel kuzhine.

Pastaj tek masa shtojmë lëvoren e një limoni të grirë në rende (vetëm të verdhën sepse pjesa e bardhë e limonit lë shije të idhët), më pas shtojmë një sheqer vanilje, 3 gota e gjysmë miell dhe një pluhur për pjekje. E përziejmë përsëri masën mirë me mikser deri sa të trete mielli dhe të bëhet një masë homogjene.

Më pas masën e hedhim në tepsi të lyer me vaj duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsis dhe e pjekim në temperaturë 250 gradë C për 25 minuta. Pasi ëmbëlsira të piqet e lëmë me një anë që të ftohe për pak, ndërkohë përgatisim pudingun e vaniljes sipas udhëzimeve në qese dhe pasi të zihet e lyejm ëmbëlsirën sipër me të.

Në fund e dekorojmë me kokos, sipas dëshirës mund ta dekoroni vetëm me kokos nëse nuk i preferoni pudingët apo shllag kremat. Edhe pse pudingu i vaniljes i jep një shije fantastike, përgatitet lehtë dhe bëhet shumë e shijshme. Receta u përgatit nga zonja Kosovare. Ju bëftë mirë!