Ëmbëlsirë e shijshme me krem dhe banane

Përbërësit: 2 vezë, 1 filxhan kos, 1 filxhan sheqer, 1 filxhan vaj, 2 filxhana miell, 2 lug gjelle kakao, çokollatë të bardhë, ness cafe, 1 pluhur për pjekje, ( masën e përgatisim 3 herë).

Për kremi: 500gr mascarpone, 500ml hoplla, 2 lugë gjelle sheqer pluhur, banane.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 2 vezë dhe i përziejmë mirë me tel kuzhine ose mikser, më pas tek vezët shtojmë 1 filxhan kos, 1 filxhan sheqer, 1 filxhan vaj dhe e përziejmë përsëri masën me tel kuzhine ose mikser.

Pastaj tek masa shtojmë 2 filxhana miell, 2 lugë gjelle kakao, 1 pluhur për pjekje (pecivë) dhe e përziejmë masën mirë. Pasi masa të jetë gati e hedhim në tepsi të lyer me margarinë dhe më pas e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 250 gradë C për 25 minuta.

Pasi të piqet peta e parë vazjdojmë i përgatisim edhe dy peta të tjetra ashtu siç e kemi përgatitur petën e parë me përbërësit që i kemi cekur më lartë, pra këtë masë e përgatisim tre here pasi na nevojiten tre petë për ëmbëlsirë.

Pasi të tre petat të jenë gati marrin petën e parë dhe e zbusim me ness cafe, e lyejmë sipër me krem të cilin e kemi përgatitur më parë me 500gr mascarpone, 500ml hoplla dhe 2 lugë sheqer pluhur. Më pas sipër kremit rendisim banana të cilat i kemi prerë në feta dhe kështu vazjdojmë edhe me dy petat e tjera.

Petën e fundit pasi e lyejm me krem e spërkasim me kakao dhe e dekorojme sipër me çokollate të bardhë.

Ju bëftë mirë!