Ëmbëlsirë e shijshme për 20 minuta

Përbërësit: 2 vezë, 50gr kakao, 150gr miell, kripë, 1 lugë e vogël pluhur për pjekje, 70gr sheqer, 6 lugë të mesme vaj kokosi, 50ml qumësht, ½ lugë ekstrakt vanilje, 1 çokollatë kuzhine.

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtoni 2 vezë, 6 lugë të mesme vaj kokosi, 50ml qumësht, ½ lugë ekstrakt vanilje dhe përzieni mirë me tel kuzhine ose mikser deri sa të përzihen përbërësit së bashku dhe të bëhet një masë homogjene.

Më pas në një enë tjetër kuzhine shtoni, 50gr kakao, pak kripë, 150gr miell, 1 lugë të vogël pluhur për pjekje, 70gr sheqer dhe përzieni mirë të gjithë së bashk me anë të një lugë, pastaj të gjithë këta përbërës shtoni tek masa të cilën e kemi përgatitur më parë me vezë dhe përbërësit e tjerë.

Këta përbërës i shtojmë ngadalë duke e përzier masën mirë vazhdimisht me lugë ose tel kuzhine, pasi brumi për ëmblsirën të jetë gati hidheni në tepsi të lyer me vaj duke e shtrirë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsis. Më pas futeni në furrën e parangrohur dhe piqeni në temperaturë 180 gradë C për 20 minuta.

Pasi të piqet ëmbëlsira largojeni nga furra dhe lëreni me një anë që të ftohet për pak, më pas shkrini 1 çokollatë gatimi në avull me pak qumësht ose vaj dhe shtojani ëmbëlsirës sipër për dekorim. Bëhet një ëmbëlsirë shumë e shijshme dhe përgatitet shpejt, sipas dëshirës sipër mund ta dekoroni edhe me kokos. Ju bëftë mirë!