Ëmbëlsirë e shijshme

Përbërësit: 5 të bardha të vezës, 5 lugë sheqer, 3 lugë vaj, 4 lugë miell, 1/2 pluhur për pjekje.

Për kremin: 5 të verdha të vezës, 150gr sheqer, 3 sheqer vanilje, 4 lugë nisheste, 500ml qumësht, 250gr margarinë, 100gr çokollatë për zierje, 200gr biskota, 2 krem pana (shllag të përgatitur sipas udhëzimeve në qese), kokos.

Përgatitja: Përziejmë të bardhat e vezës derisa të bëhet shkumë e fortë, shtojmë sheqerin dhe i përziejmë. Më pas shtojmë vajin, miellin e përzierë me pluhurin për pjekje përziejmë mirë me lugë, masën e qesim në kallep të lyer dhe përmillur me 21x36cm.

Pjekim në 175 gradë C për 15 minuta dhe derisa është e vakët e zbusim me 2 lugë qumësht të vakët. Për kremin përziejmë të verdhat e vezës, nishesten dhe pak qumësht të ftohët, kurse pjesën tjetër të qumështit e vëmë të vlojë me sheqerin.

Shtojmë në qumështin që vlon dhe përziejmë derisa të trashet kremi. Largojmë nga zjarri dhe pasi të ftohet shtojmë margarinën e rrahur në krem dhe e përziejmë së bashku derisa të homogjenizohet mirë kremi.

Kremin e ndajmë në dy pjesë të barabarta dhe njërës i shtojmë çokollatën e shkrirë. Në një tabaka qesim shtresën e pandispanjes, kremin me çokollatë, një shtresë biskota, kremin e verdhë dhe në fund krem panën të tundur në shkumë të fortë, sipër i hedhim kokos. Ju bëftë mirë!