Ëmbëlsirë e shpejtë dhe e lehtë me kakao

Përbërësit: 3 vezë, 1 gotë qumësht (250ml), 3 lugë të gjellës kakao pluhur, një gotë sheqer (250gr), gjysmë gote vaj (120ml), 600gr miell, një pluhur për pjekje (pecivë).

Për sherbetin: 1 gotë qumësht, gjysëm gote vaj, gjysëm gote sheqer, 3 lugë të gjellës kakao.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine, shtojmë të gjthë përbërësit e cekur më lartë një nga një më pas i tundim me mikser deri sa të trashet masa. Pasi e kemi tundur masën e hedhim në tepsi për pjekje, më pas e pjekim në furrë e parangrohur më parë në 200 gradë C për 20 minuta.

Në ndërkohë e përgatisim sherbetin, marrin një enë kuzhine dhe shtojmë përbërësit e cekur më lartë më pas e vendosim enën në zjarr deri sa sherbeti të vloj dhe të bëhet një masë homogjene. Pasi ëmbëlsira të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet për pak.

Më pas ëmbëlsirës së ftohtë ia hedhim sherbetin e ftohtë dhe ia bëjmë disa vrima me anë të një rrëmojce, që ta thithë sherbetin më mirë. Sipas dëshirës e shkrijmë një çokollatë e gjysëm kuzhine me pak qumësht dhe ia hedhim ëmbëlsirës sipër.

Në fund e fusim në frigorifer për disa orë. Ju bëftë mirë!