Ëmbëlsirë e shpejtë dhe e lehtë pa pjekje

Përbërësit: 900ml qumësht, 2 pudingë vanilje, 5 lugë gjelle sheqer, 100gr çokollatë të bardhë, 300gr biskota petit beure, 80gr biskota jaffa të grimcuar, 1 pako krem shllag për lyerje, çokollatët të shkrirë për dekorim.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 900ml qumësht ngadalë, më pas tek qumështi shtojmë 2 pudingë vanilje, 5 lugë gjelle sheqer dhe e përziejmë mirë masën me tel kuzhine në temperaturë mesatare (që të mos ngjis pudingu) deri sa të bëhet një puding i trashë.

Pasi pudingu të trashet në të shtojmë 100gr çokollatë të bardhë dhe e përziejmë përsëri masën me tel kuzhine. Më pas marrin një tepsi për ëmbëlsira, ku dëshironi ta vendosni ëmbëlsirën dhe shtojmë një rend biskota petit beure, më pas sipër biskotave hedhim gjysmën e masës me puding vanilje.

Pastaj sipër pudingut vanilje shtojmë 80gr biskota jaffa të grimcuar, kurse sipër biskotave jaffa shtojmë dhe një rend tjetër me biskota petit beure. Pasi kemi shtuar dhe një rend me biskota, sipër tyre shtojmë edhe masën tjetër të mbetur me puding vanilje duke e shtrirë mirë masën me anë të një luge.

Pasi ëmbëlsira të jetë gati, e vendosim në frigorifer për ftohej rreth 1 orë më pas e largojmë nga frigoriferi. Në fund marrim një pako krem shllag e tundim me anë të mikserit me një gotë të çajit qumësht, më pas e lyejmë ëmbëlsirë sipër me të.

Pasi e kemi dekoruar ëmbëlsirën me krem shllag sipas dëshirës mund ta dekoroni edhe me çokollatë të shkrirë, e fusim përsëri në frigorifer dhe më pas kur të dëshironi e shërbeni. Kjo ëmbëlsirë përgatitet shumë shpejtë, nuk ka shumë përbërës dhe bëhet shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!