Ëmbëlsirë e shpejtë me kokos

Përbërësit për brumin: 200gr miell, 200gr sheqer, 200gr gjalpë, 4 vezë, 4 lugë gjelle kakao, 1 pako pecivë (pluhur për pjekje).

Përbërësit për kremin: 500ml qumësht, 6 lugë gjelle griz, 200gr gjalpë, 200gr sheqer, 200gr kokos – dhe 200gr çokollatë për t`ia hedhur sipër tortës.

Përgatitja: Për brumin rrahim me mikser sheqerin dhe gjalpin, pastaj ia shtojmë vezët një nga një dhe në fund miellin e përzier me kakaon dhe pecivën. E derdhim brumin në një tepsi të mbuluar me letër për pjekje dhe e pjekim në furrë në temperaturë 175 gradë për 30 minuta.

Për kremin vlojmë së pari qumështin, pastaj ia hedhim grizën dhe e përziejmë derisa të bëhet masa e trashë. Ia shtojmë gjalpin, sheqerin, kokosin dhe e përziejmë tërë kremin.

Kremin e përgatitur e hedhim sipër tortës së ftohur dhe e lëmë 30 minuta të ftohet edhe kremi, pastaj ia hedhim sipër çokollatën e shkrirë. Ju bëftë mirë !