Ëmbëlsirë e shpejtë

Përbërësit: 4 vezë, 70gr sheqer, 40gr nisheste, 1 sheqer vanilje, 500ml qumësht, 50gr gjalpë, 2 peta kek të gatshëm.

Për kremin: 75gr shallg pluhur, 1 gotë qumësht, çokollatë të shkrirë.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine, shtojmë vetëm të verdhat e vezës, sheqerin dhe i rrahim mire me tel kuzhine. Më pas shtojmë nishesten, e përziejmë mirë dhe shtojmë sheqer vaniljen. Pastaj marrim një enë tjetër kuzhine dhe shtojmë 500ml qumësht që të vlojë.

Pasi vlonë qumështi, shtojmë pak nga qumshti tek masa e përgatitur më herët më pas të gjithë masën e shtojmë në qumësht dhe e vendosim në zjarr duke e përzier deri sa të bëhet një krem i trash. Pasi të trashet masa, e mbulojmë sipër me qese plastmasi dhe e lëmë të qëndroj ashtu për 10 minuta.

Më pas ia largojmë masës qesën, shtojmë 50gr gjalpë dhe e përziejmë deri sa të tretet. Pastaj përgatisim shllagun pluhur me qumësht duke e përzier me mikser, më pas marrim një petë nga keku i gatshëm dhe e shtojmë në tepsi me kallëp.

Më pas sipër kekut hedhim masën e përgatitur më parë me qumësht dhe përbërësit e tjerë, pastaj sipër hedhim edhe petën tjetër të kekut dhe e lyejm sipër me shllagun e përgatitur dhe më pas sipër e dekorojmë me çokollatë të shkrirë. Ju bëftë mirë!