Ëmbëlsirë me arra dhe grizë

Përbërësit: 4 vezë, 1 gotë sheqer (200ml), 1 gotë miell, 1 gotë vaj, 1 gotë qumësht, 1 gotë arra të bluara, 2 gota grizë, 1 pluhur për pjekje (pecivë).

Për sherbetin: 2 gota e gjysmë ujë, 1 gotë e gjysmë sheqer, 1 sheqer vanilje, 1 lëvore limoni. Për fillin: Gjysmë gote qumësht, 1 pako shllag krem vanilje, gjysmë gote arra.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 4 vezë dhe i përziejmë për pak minuta me mikser. Më pas duke i përzier vezët shtojmë 1 gotë sheqer, 1 gotë qumësht, 1 gotë vaj, 2 gota grizë, 1 gotë arra të bluara, 1 gotë miell, 1 pluhur për pjekje duke i përzier të gjithë përbërësit vazhdimisht me mikser.

Më pas masën e hedhim në tepsi të lyer me vaj dhe të spërkatur me pak miell me madhësi 35cm ose 20cm, e shtrijmë brumin mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë dhe më pas e fusim në furrë për pjekje në temperaturë 200 gradë C për 30 minuta.

Pastaj përgatisim sherbetin, në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 2 gota e gjysmë ujë, 1 gotë e gjysmë sheqer, 1 sheqer vanilje, 1 lëvore limoni dhe e ziejmë deri sa të vlojë. Pasi të piqet ëmbëlsira e largojmë nga furra, sipër ia bëjmë disa vrima me anë të një shkopi (rrëmojse) dhe më pas ia hedhim sherbetin sipër të cilin e kemi lënë për pak të ftohet.

Më pas përgatisim fillin, marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 1 pako shllag krem vanilje, gjysmë gote qumësht dhe e përziejmë me mikser deri sa të bëhet një krem i trash. E lyejmë ëmbëlsirën sipër me këtë krem duke e shtrirë mirë me lugë dhe sipër e dekorojmë me gjysmë gote arra. Ju bëftë mirë!