Ëmbëlsirë me biskota për 10 minuta

Përbërësit: 500ml qumësht, pudingë çokollate, 2 lugë kakao, 2 lugë miell ose nisheste, 3 lugë sheqer, 2 lugë gjelle margarinë, 300gr biskota (çfarë do që keni dëshirë), çokollatë e bardhë për dekorim.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë 500ml qumësht, më pas shtojmë pudingë çokollate, 2 lugë kakao 2 lugë miell ose nisheste, 3 lugë gjelle sheqer dhe e përziejmë masën me tel kuzhine në temperaturë mesatare që të mos ngjis deri sa të bëhet një krem i trashë.

Pasi pudingu të zihet dhe të bëhet një krem i trashë, në të shtojmë 2 lugë gjelle margarinë dhe e përziejmë me tel kuzhine deri sa të tretet mirë margarina. Më pas marrim një enë tjetër kuzhine (tepsi) të thellë dhe të ngushtë në formë trekëndëshe siç e shikoni në video, ku do ta hedhim ëmbëlsirën dhe i shtrojmë sipër folje plastmasi.

Më pas marrim nga kremi që e kemi përgatitur më parë dhe shtrojmë pak nga masa në tepsi duke e shtrirë mirë me lugë. Sipër kremit më pas shtrojmë një rend biskota të cilat i zhysim paraprakisht në qumësht dhe përsëri sipër biskota shtojmë pak nga masa e kremit.

Më pas shtojmë dhe një rend biskota të tjerë, kështu vazhdojmë me radhë duke ua hedhur biskotave sipër të gjithë kremi e mbetur. E mbështjellim ëmbëlsirën me folje plastmasi dhe më pas e vendosim të qëndrojë në frigorifer për 2 orë. Pas të ketë qëndruar në frigorifer për 2 orë, e marrim ëmbëlsirën dhe e largojmë nga ena me ndihmë e foljes.

E largojmë ëmbëlsirën ngadalë nga folja dhe e kthejmë sipër në një enë tjetër, më pas sipër ëmbëlsirës shtojmë çokollatë të bardhë të grirë në rende për dekorim. Ju bëftë mirë!