Ëmbëlsirë me kokos dhe kakao

Përbërësit për ëmbëlsirën: 2.5 filxhanë çaji miell, 150gr gjalpë (margarinë), 100gr sheqer, 3 vezë, 50gr kakao, 1 pako pluhur për pjekje.

Përbërësit për kremin: 75ml qumësht, 2 lugë gjelle niseshte, 60gr kokos i grirë.

Përgatitja: Fillimisht përgatisim kremin, përziejmë 75ml qumësht 2 lugë gjelle niseshte më pas i vendosim në zjarr të ulët. I përziejmë vazhdimisht derisa masa të trashet, më pas e largojmë nga masën nga zjarri dhe i shtojmë 60gr kokos të grirë. Pasi masa të jetë gati, e mbulojmë me qese kuzhine dhe e lëmë të ftohet për disa minuta.

Më pas përgatisim brumin për ëmbëlsirën, në një enë kuzhine shtojmë 2.5 filxhanë çaji miell, pluhurin për pjekje, 50gr kakao. Pastaj tek kjo masë shtojmë 3 vezë, 100gr sheqer, 50gr gjalpë (margarinë). E punojmë masën derisa të brumi bëhet në formë kokrizash.

Pastaj gjysmën e masës e shtrojmë në tepsi dhe e ngjeshim mirë me dorë. Shtojmë masën e kremit dhe më pas shpërndajmë sipër gjysmën e masës së mbetur të brumit. Pasi të jetë gati ëmbëlsira e pjekim në furrë të parangrohur për rreth 30 minuta në temperaturë 180 gradë C.

Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet mirë më pas e shërbejmë, përgatite shumë shpejtë dhe bëhet një ëmbëlsirë shumë e shijshme. Receta u mor nga maniak të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Arze. Ju bëftë mirë!