Ëmbëlsirë me mollë

Përbërësit:

Molla të grira në rende (sa të doni), një gotë sheqer, një gotë vaj, pak kanellë, një lugë e vogël sodë bikarbone, një gotë e vogël ujë të gazuar, 3 lugë miell, sheqer pluhur.

Përgatitja:

Mollët qërohen dhe grihen në rende dhe më pas mollët e grira përzihen me sheqerin, vajin dhe kanellën. Sodën bikarbone e përziejmë me ujin e gazuar (një gotë të vogël çaji) dhe e hedhim tek mollët e grira në rende.

Masa përzihet mirë dhe lihet për një orë duke e përzierë kohë pas kohe. Pasi përmbajtja qëndron një orë, shtojmë miellin dhe e përziejmë mirë.

Masën e përgatitur e vendosim në kallëp të lyerë dhe të përmillur dhe piqet në temperaturë 180 gradë C për 30 minuta. Pasi të piqet ëmbëlsira dhe të ftohet pastaj pritet në katrorë dhe sheqeroset me sheqer pluhur. Ju bëftë mirë !