Ëmbëlsirë me shije të mrekullueshme

Përbërësit: 800ml qumësht, 2 pudingë vanilje, 2 lugë të gjellës nisheste, 8 lugë sheqer, 100gr çokollatë të bardhë, 1 lugë gjalpë, 4 vezë, 120gr sheqer, 200gr miell, 12gr pluhur për pjekje, 1 sheqer vanilje, 3 lugë kakao, 40gr çokollatë të zezë, 200ml ajkë e ëmbël (hoplla).

Për lyerje: 50ml qumësht, 120gr çokollatë, kokos për dekorim.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine (tenxhere) dhe shtojmë 800ml qumësht, më pas shtojmë 2 pudingë vanilje, 2 lugë të gjellës nisheste, 8 lugë sheqer, 100gr çokollatë të bardhë më pas i përziejmë të gjithë përbërësit që i kemi hedhur në qumësht në temperaturë mesatare duke e përzier masën vazhdimisht me tel kuzhine deri sa të fitojmë një krem të trashë.

Pasi të zihet kremi e hedhim në një enë tjetër kuzhine, sipër e mbështjellim enën me qese kuzhine dhe e lëmë të qëndrojë deri sa të ftohet plotësisht. Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 4 vezë, 120gr sheqer dhe i përziejmë me mikser për 5 minuta më pas shtojmë 200gr miell, 12gr pluhur për pjekje, 1 sheqer vanilje, 3 lugë gjelle kakao dhe e përziejmë përsëri masën me mikser për 3 minuta.

Pasi e kemi përzier masën me mikser, shtojmë 40gr çokollatë të zezë të cilën e grijmë në rende dhe më pas e përziejmë masën me lugë. Më pas marrim një tepsi të thellë katrore e lyejmë me gjalpë dhe e hedhim masën në tepsi, pastaj ëmbëlsirën e fusim në furrë për pjekje dhe e pjekim në temperaturë 200 gradë C për 20 minuta. Pasi të piqet ëmbëlsirë e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet.

Më pas në një enë tjetër kuzhine shtojmë 200ml ajkë të ëmbël, e përziejmë me mikser për 5 minuta deri sa të bëhet një krem i trashë. Pastaj ajkën e ëmbël e përziejmë me masën e pudingut që e kemi lënë më parë të ftohet, e përziejmë mirë me mikser deri sa të bashkohet masa.

Ëmbëlsirën sipër e lyejmë me këtë masë por fillimisht shtojmë vetëm gjysmën e kremit, më pas sipër kremit shtojmë edhe 40gr çokollatë të grirë në rende dhe pastaj hedhim edhe pjesën tjetër të kremit të cilin e shtrijmë ngadalë me lugë. Krejt në fund në një tigan shtojmë 50ml qumësht, 120gr çokollatë dhe e shkrijmë ngadalë në temperaturë mesatare.

Më pas çokollatën e shkrirë ja hedhim ëmbëlsirës sipër por e lëmë pak të ftohet paraprakisht, më pas ëmbëlsirën e lëmë 3 orë në frigorifer. Pasi ta largojmë nga frigoriferi e presim në copëza katrore dhe e dekorojmë sipër me kokos. Ju bëftë mirë!