Ëmbëlsirë pa sheqer

Kjo ëmbëlsirë pa miell dhe sheqer u bë ‘hit botëror’ në një kohë shumë të shkurtër. Përgatitet me pak ingredientë dhe në vetëm pak minuta. Receta vjen nga Amerika Jugore, provojeni edhe ju shijen e saj të mrekullueshme.

Përbërësit: 4 vezë, 2 portokaj, 200 gram arra, ½ lugë çaji sodë buke, 100 gram çokollatë fondente, 200ml ajkë qumështi.

Përgatitja: Fillimisht marrim një enë kuzhine dhe së pari vendosim portokajt, duke ua shtuar ½ lugë çaji sodë buke dhe ujë, më pas lërini për gjysmë ore të qëndrojnë ashtu.

Pasi ti largoni nga uji me sodë buke, qërojini, grijini dhe hidhini në një enë të vogël kuzhine. Më pas merrni një tigan, hidhni në temperaturë të ulët dhe gatuajini për gjysmë ore derisa të zbuten.

Pasi të zbuten pak portokajt, hidhni në blender së bashku me vezët, arrat dhe sodën e bukës. Pasi ti keni përzier të gjitha këto së bashku në blender, hidheni përzierjen në një formë keku (tepsi për ëmbëlsira) dhe vendoseni në furrë.

Pasi furra të jetë gati futeni ëmbëlsirën dhe piqeni në temperaturën 200 gradë Celcius për 20 minuta. Ndërkohë, shkrini çokollatën dhe ajkën e qumështit për disa minuta.

Pasi ëmbëlsira të jetë pjekur e largojmë nga furra dhe e lëmë të ftohet për pak kohë, më pas ia hedhim sipër përzierjen me çokollatë dhe përsëri e lëmë të ftohet për pak minuta.

Pasi ëmbëlsira të ftohet është gati për t’u shërbyer. Eshtë një ëmbëlsirë që të shijonë shumë, e lehtë për tu përgatitur dhe e preferueshme për atë që nuk kanë dëshirë të konsumojnë shumë sheqer. Ju bëftë mirë!