Ëmbëlsirë pas iftarit e shpejt dhe e lehtë

Përbërësit: 5 vezë, 70gr sheqer, një pako sheqer vanilje, 150gr miell, 1 pako pluhur për pjekje.

Për lyerje: marmelatë e përzier, 300ml hopla për ëmbëlsira, çokollatë të shkrirë për ëmbëlsira

Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine shtojmë 5 vezë dhe i përziejmë me mikser derisa të fitojmë një masë homogjene, më pas tek vezët shtojmë 70gr sheqer, një pako sheqer vanilje dhe e përziejmë masën përsëri me mikser edhe për pak minuta.

Më pas tek masa shtojmë 150gr miell, 1 pako pluhur për pjeke dhe e përziejmë masën mirë me mikser. Këtë masë e hedhim në tepsi katrore të lyer me vaj dhe të spërkatur me pak miell, më pas e shtrijmë mirë me lugë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë.

Ëmbëlsirën e fusim në furrë për pjekje dhe më pas e pjekim në temperaturë 180 gradë C për 10 minuta. Pasi të piqet e largojmë nga furra dhe ia bëjmë disa vrima sipër me anë të një shkopi apo rrëmosje, ndërsa sipër e lyejmë me marmelatë të përzier duke e shtrirë mirë me lugë.

Më pas në një enë kuzhine shtojmë 300ml hopla për ëmbëlsira dhe e përziejmë mirë me mikser derisa të fitojmë një krem të trash. Pasi kremi të jetë gati e lyejmë ëmbëlsirën sipër me të dhe krejt në fund e dekorojmë me çokollatë të shkrirë për ëmbëlsira ashtu siç e shikoni në video. Një ëmbëlsirë që përgatitet shumë shpejt dhe bëhet shumë e shijshme. Ju bëftë mirë!