Ëmbëlsirë që të shkrihet në gojë

Përbërësit: 3 vezë, 200gr sheqer, 4 lugë kakao, 100gr jogurt, 100ml vaj, 100ml qumësht, 200gr miell, 2 pako pluhur për pjekje (pecivë).

Për fillin:  150gr sheqer, 200gr kokos, 100gr grizë, 800ml qumësht, 200ml hopla, 2 pako sheqer vanile, për dekorim çokollatë e shkrirë dhe pak kokos.

Përgatitja: Marrim një enë kuzhine dhe shtojmë vezët me sheqerin, i rrahim mirë me mikser deri sa të trashet masa. Më pas shtojmë qumështin, vajin, jogurtin, dhe i përziejmë mirë.

Pastaj miellin, pecivat dhe kakaon i përziejmë së bashku dhe ia shtojmë masës ngadalë duke e përzier. Më pas gjysmën e masës e qesim në tepsi dhe e pjekim në 175 gradë C për 15 minuta.

Pastaj qumështin, hoplan, sheqerin dhe sheqer vanilet i ziejmë së bashku për pak minuta. Më pas i shtojmë dhe grizën e ziejmë edhe për 3 minuta, duke e pëzier e largojmë dhe e qesim në një vend të ftohtë dhe më pas i shtojmë dhe kokosin.

Më pas nxjerrim pandispanjen nga furra pasi është pjekur dhe ia qesim fillin sipër. Më pas tjetrën pjesë të masës (brumit) që e kemi lënë anash ia hedhim sipër fillit dhe e pjekim përsëri për 25-30 minuta në 175 gradë C.

Krejt në fund i hedhim sipër çokollatë të shkrirë dhe kokos. Më pas e lëmë të ftohet për disa orë, receta u mor nga maniakë të kuzhinës dhe u përgatit nga zonja Fikrete.

Ju bëftë mirë!