ëmbëlsirë

Ëmbëlsirë role me çokollatë

Përbërësit për këtë ëmbëlsirë: 200gr biskota të bluara (çfarë do që dëshironi), 1 litër qumësht, 100gr sheqer, 120gr miell, 2 lugë gjelle kakao, 1 sheqer vanilje, 1 lugë gjalpë (margarinë), 80gr çokollatë për zierje, 200ml hoplla, 300gr mjedra, 3 lugë sheqer, çokollatë të shkrirë për dekorim.

Përgatitja: Fillimisht marrim një tepsi ku do ta vendosim ëmbëlsirën, më pas marrim 200gr biskota të bluara dhe i vendosim në tepsi duke i shpërndarë mirë në të gjithë sipërfaqen e tepsisë. Pastaj marrim një enë kuzhine (tenxhere) dhe shtojmë 1 litër qumësht, 100gr sheqer, 120gr miell, 2 lugë gjelle kakao, 1 sheqer pluhur, 1 lugë gjelle gjalpë.

Pasi i kemi shtuar të gjithë këta përbërës, e vendosim enën në zjarr dhe e përziejmë masën mirë me tel kuzhine deri sa të treten të gjithë përbërësit duke e zierë masën për 1 minutë.  Më pas tek masa shtojmë 80gr çokollatë për zierje duke e copëtuar me dorë, e përziejmë masën vazhdimisht me tel kuzhine deri sa të fitojmë një krem të trashë.

Më pas masën e hedhim sipër biskotave që i kemi shtruar më parë në tepsi, duke e shpërndarë mirë sipër biskotave dhe më pas e lëmë me një anë që të ftohet për pak. Pastaj marrim 200ml hoplla dhe e përziejmë me mikser deri sa të fitojmë një krem të trashë. Sipër kremit që e kemi vendosur sipër biskotave shtojmë kremin hoplla dhe e shtrijmë mirë me lugë ngadalë.

Më pas marrim një enë tjetër kuzhine (tenxhere) shtojmë 300gr mjedra (nëse keni në friz të ngrira), 3 lugë sheqer i ziejmë për 10 minuta deri sa të fitojmë një reçel dhe e lëmë që të ftohet. Pastaj sipër kremit hoplla, shtojmë reçelin e mjedrave duke e shtrirë mirë me lugë.

Në fund këtë ëmbëlsirë e presim në forma katrore pak më të gjata, siç e shkoni në video dhe e largojmë secilin katrorë  duke formuar një role nga ëmbëlsira. Kështu vazhdojmë me të gjitha pjesët e prera dhe më pas i dekorojmë sipër me çokollatë të shkrirë. Ju bëfshin mirë!

Më poshtë mund ta shikoni videon e recetës së përgatitur nga Kuzhina e Albës: